Haxhiu: Vetëm ata që kanë nevojë do të tërheqin mjetet nga Trusti

Sipas Haxhiut qytetarët kanë nevojë të bëjnë tërheqjen mjeteve nga Trusti si pasojë e krizave të njëpasnjëshme si ajo pandemike, energjetike dhe ekonomike dhe sipas atij qytetarëve i’u nevojiten këto mjete.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se nga Trusti do të tërhiqen mjetet vetëm nga ata që kanë nevojë.

Haxhiu ka thënë se e para gjë e rëndësishme është që të sqarohet memoria për këtë projektligj, sepse kjo ka ardhur për shkak të krizës pandemike, krizës energjetike dhe pastaj krizes ekonomike pas rritjes së çmimeve duke mos pasur asnjë veprim.

Ai ka thënë se “Qytetarët kanë kërkuar që të riprocedohet kërkesa e cila e kam proceduar në vitin 2020 sa i perket kategorizimit të mjeteve të tërheqjes nga trusti”.

I ftuar në në emisionin “Debat Plus” përmes një lidhjeje telefonike Haxhiu tha se qytetarët qe kanë pasur më pak se 20 mijë euro janë ata që kanë tërhequr 97% të mjeteve nga trusti.

Por këtu nuk qëndron fakti që qytetarët që janë të pasur kanë tërhequr mjete nga Trusti sepse vetëm 3% e qytetarëve që kanë mbi 20mijë euro në Trust kanë aplikuar në vitin 2020 për tërheqjen e mjeteve nga Trusti dhe ky nuk është projektligj që i detyron të gjithë të aplikojnë për tërheqje të mjeteve shtoi Haxhiu.

“Kanë për të marrë nga Trusti vetëm ata që kanë nevojë”, u shpreh ai.