Haxhiu: Një pacienti i është ndalur furnizimi me oksigjen sepse nuk ka boca të oksigjenit, situata është para kolapsit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se një pacienti në Kosovë i është ndalur furnizimi me oksigjen sepse nuk ka boca të oksigjenit.

Ai sfidoi kryeministritn me bisedu me mjekë, sepse situata është para kolapsit.

Haxhiu thotë se vetëm 15 vende të Evropës kanë numër më të madh të vdekjeve se Kosova.

“Pacientit S.B i është ndalur furnizimi me oksigjen sepse nuk ka boca të oksigjenit. Të sfidoj kryeministër me ardhë me bisedu me mjekë, situata është para kolapsit. Kërkah nuk jemi, vetëm 15 vende të evropës kanë numër më të madh të vdekjeve se Kosova“, thotë Haxhiu në Seancë të Kuvendit.