Kandidati për deputet me numër 109 nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale, duke e akuzuar për bllokim të projekteve të rëndësishme në fushën e sportit dhe infrastrukturës sportive në vend.
Në një video, Haxhiu ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë janë ndalur apo vonuar projekte të mëdha, duke përfshirë edhe ndërtimin e Stadiumit Nacional të Futbollit, si dhe stadiumeve të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës.
Ai ka theksuar se sporti në Kosovë, sipas tij, nuk ka marrë zhvillimin e duhur dhe se mungesa e investimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në avancimin e infrastrukturës sportive dhe në përkrahjen e sportistëve.
“Si bllokues që është, Albin Kurti bllokoi projekte shumë të rëndësishme në sport”, ka deklaruar Haxhiu, duke shtuar se këto projekte do të duhej të ishin prioritet për zhvillimin e vendit.
Ai ka bërë thirrje për ndalim të kësaj qeverisjeje bllokuese dhe shkatërruese, duke theksuar nevojën për ndryshim më 7 qershor.







