Haxhiu: Kontratat gjatë pandemisë të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i hetojë prokuroria

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është shprehur se sot në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi është votuar pro që kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë të dërgohen në prokurori.

“Sot, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka votuar PRO që dokumentacioni i MSH me kontrata të nëshkruara me çmime abuzive, me dyshime për keqpërdorim të parasë publike gjatë kohës së pandemisë̈ nga Ministria e Shëndetësisë, t’i dërgohen për hetim Prokurorisë së Kosovës.
Dje, deputetët e VV-së kanë ikur nga mbledhja e Komisionit në mënyrë që ta pamundësojnë votimin për ta dërguar lëndën në Prokurori”, ka thënë Haxhiu, transmeton Klan Kosova.

“Mirëpo, sot,kuorumi ishte i mjaftueshëm për votim që dyshimet për keqpërdorime në Ministrinë̈ e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia të përfundojnë në Prokurorinë e Shtetit”.

Haxhiu në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se keqpërdorimet kanë të bëjnë me disa tenderë̈ të dhënë nga kjo ministri, e të cilët besohet se kanë qenë abuzues të parasë publike.

“Sipas raportimeve me çmime me të shtrenjta deri në 3500%”.