Haxhiu, Kollçakut: A po të kujtohet kur hajshe plazma fshehtas në aeroplan

Deputetët e AAK’së nga opozita po vazhdojnë përplasjet me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu, ka thënë se deputetja e LVV’së, Fatmir Kollçaku, e ofendoi për mosdije deputetët e opozitës.

Për këtë Haxhiu i kërkoi Kollçaku të mos fyente, e pastaj të mos u kërkonte të tjerëve ta mbronin.

“Të lutëm të kesh kujdes, mos fyej ngase atëherë mos kërko ndihmë të tjerëve për me të mbrojtë”, është shprehur deputetja e AAK’së.

Ajo po ashtu ia ka kujtuar Kollçakut se ka ngrënë plazma keksa të Serbisë fshehtas në aeroplan, duke ua fshehur amblazhin.

Nuk dihet se për çfarë e pati fjalën Haxhiu, por Kollçaku i kërkoi asaj që t’i linte kërcënimet.