Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje kanë mbyllur shkolla dhe kanë hapen kazino në brezin kufitar me Serbinë, ndërsa vet proklamoheshin si “koalicioni i shpresës”.
Haxhiu ka thumbuar VV’në dhe LDK’në, duke thënë se i ashtuquajturi koalicioni i shpresës, doli të jetë koalicioni i kazinove, kontrabandës e mashtrimit.
“Para zgjedhjeve LVV e LDK vet proklamoheshin si “koalicioni i shpresës”, ndërsa pas zgjedhjeve doli te jetë koalicion i kazinove, kontrabandës e mashtrimit, që në brezin kufitar me Serbinë mbylli shkollat e hapi kazinot”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Statusi i plotë:
LVV e LDK mbyllën shkolla e hapen kazino në brezin kufitar me Serbinë!
Para zgjedhjeve LVV e LDK vet proklamoheshin si “koalicioni i shpresës”, ndërsa pas zgjedhjeve doli te jetë koalicion i kazinove, kontrabandës e mashtrimit, që në brezin kufitar me Serbinë mbylli shkollat e hapi kazinot.
Aksioni i Policisë së Kosovës në Karaçevë menjëherë pas interpelances se Ministrit Agim Veliu në Kuvendin e Kosovës, argumenton më së miri se prapa kazinove në Karaçevë ka qendruar klasa politike e lidhur me pushtetin e pas 6 Tetorit 2019.
Sikur LVV e LDK të mos përplaseshin mes vete për “mustaqe e pafytyrësi”, sigurisht se puna e kazionove në Karaçevë do të vazhdonte pa pengesë, ashtu siç funksionuan deri më tani në Qeverin Kurti e Hoti për muaj të tërë.
Pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, Karaçeva është shndërruar në oazë të krimit, bixhozit e kontrabandës.
Komuna e Dardanës/Kamenicës që udhëhiqet nga kryetari Qendron Kastrati, i cili fitoj votat si kandidat i LVV për kryetar Komune, në brezin kufitar me Serbinë ka mbyllur shkollat dhe njëkohësisht nuk ka ndaluar ndërtimin dhe funksionimin e Kazinove në fshatin Karaqevë.
Qytetarët duan ta dinë:
– Pse pasi fitoj LVV në Dardanë/Kamenicë dhe në nivel të Kosovës, lulëzuan kazionot në fshatin Karaçevë që ndodhet në brezin kufitar me Serbinë?
– Pse komuna e Dardanës/Kamenicës lejoj mbylljen e shkollave në brezin kufitar me Serbinë dhe nuk ndaloj ndërtimin e Kazinove në Karaçevë?
– Objektet e kazinove atje nuk u ndërtuan brenda natës, pse nuk pat reagim të institucioneve lokale e as qendrore?
– Funksionimi i kazinove në Karaçevë ishte i njohur për të gjithë, atëherë pse Qeveria Kurti dhe Hoti lejuan funksionimin e tyre pa pengesë gjatë kësaj kohe!?.







