Baton Haxhiu

Haxhiu e mbron Mehmetajn: Kurti e VV-ja janë burimi kryesor i gjuhës së urrejtjes në Kosovë

Baton Haxhiu, opinionist dhe gazetar ka shkruar një artikull, në të cilin ka komentuar ftesën nga prokuroria e Kosovës për Lirim Mehmetajn, analist i përhershëm në “Debat Plus”.

Ai ka shkruar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e ka gabim nëse mendon se i frikëson gazetarët me përndjekje.

“Në radhë të dytë, Albin Kurti e ka tërësisht gabim nëse mendon se i frikëson gazetarët me përndjekje të porositura politike, atëherë kur nuk mund t’i korruptojë me zarfa të bardhë në emër të bashkëpunimit me strukturat e sigurisë dhe inteligjencës vendore.” – shkroi ai.

Haxhiu ka shkruar se Kurti e VV-ja janë burimi kryesor i gjuhës së urrejtjes në Kosovë në dy dekadat e fundit.

“Në rast se dikush do t’i përgjigjet drejtësisë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit është vetë Albin Kurti me gjithë skllevërit e tij të cilët prej dy dekadash janë burimi kryesor i gjuhës së urrejtjes në vend.” – vazhdon Haxhiu në opinionin e tij, të cilin mund ta lexoni këtu.

VIDEO BONUS: Ushtarët e KosovësTë përgatitur dhe të gatshëm për mbrojtjen e atdheut