Haxhiu e lavdëronte, në Danimarkë kritikohet marrëveshja për burgjet, jep dorëheqje edhe ministri që e nënshkroi

Kosova së fundi nënshkroi marrëveshjen për t’ia dhënë Danimarkës me qira 300 qeli në burgun e Gjilanit.

Marrëveshja është kritikuar nga disa organizata të fëmijëve në shtetin danez, që thuhet se ajo mund t’i shkelë të drejtat e njeriut.

Sipas raportimit të mediumit danez, Altinget, disa organizata theksuan se mundësia që fëmijët të arrijnë të vizitojnë prindërit e tyre të transferuar në burgjet e Kosovës mund të komplikohen aq shumë sa mund të shkojnë deri në shkelje të të drejtave të njeriut.

Marrëveshja politike për dhënien me qira të burgjeve në Kosovë rrezikon të dëmtojë fëmijët, siç vlerësohet në Danimarkë.

Tutje është theksuar se fëmijët kanë të drejtë t’i vizitojnë prindërit e tyre, por mund të jetë aq e shtrenjtë dhe e rëndë për t’u realizuar, sa arrijnë të rrezikojnë të humbasin edhe marrëdhëniet me prindërit e tyre.

Kjo është raportuar në mediumin danez, Altinget.

Marrëveshja e arritur me Kosovën për qelit e burgjeve në Kosovë ishte një nga veprimet e fundit të marra nga ish-ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hækkerup.

Marrëveshaj e cila është kritikuar nga disa organizata të fëmijëve, pritet të jetë në dorë të ministrit të ri danez, Mattias Tesfaye, të cilit i është kërkuar që të konsultohet ky Ligj.

Kjo marrëveshje ishte ngritur lartë më 27 prill në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane nga vetë ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.

“Një marrëveshje e tillë e fuqizon bashkëpunimin dhe po ashtu kemi marrë zotimet nga Danimarka që do të na ndihmojnë në secilën pengesë apo barrikadë që ne e kemi si shtet në anëtarësime në mekanizma të ndryshëm, qoftë në çështjen e liberalizimit të vizave”, tha ajo, duke theksuar se “fjalën e fundit e ka Kuvendi”., pati deklaruar ministrja Haxhiu.

E është pikërisht ish-ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Haekkerup që gjithashtu e kishte përshkruar këtë marrëveshje si tejet të favorshme për vendin e tij.

Ai pati theksuar se kjo marrëveshje siguron që kriminelët e deportuar nga Danimarka të mbahen në Kosovë në burgje, e që kjo çështje i plotëson standardet daneze.
Sipas ministri danez, burgu në Gjilan është i përshtatshëm për këtë qëllim.

Sipas raportimit të medias daneze, marrëveshja përmban një pasazh në bazë të të cilit, të dënuarit të cilët vijnë ekskluzivisht nga venet jashtë Bashkimit Evropian, duhet të deportohen drejtpërdrejtë nga Kosova, për në vendet e tyre të origjinës pasi ta kenë vuajtur dënimin.

Marrëveshja për qelitë e burgjeve, duhet të ratifikohet nga parlamentet e Danimarkës dhe Kosovës.

Nga kjo marrëveshje ndërkombëtare, Kosova për 10 vite pritet të përfitojë 60 milionë euro investime në energji të ripërtërishme dhe 150 milionë euro për nevojat e tjera të shtetit.