Deputetja e AAK

Haxhiu e AAK’së pyet Kurtin: U ndanë apo jo 10 milionë euro për energjinë elektrike në veri?

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, i ka bërë një pyetje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me pagesën e tij personale të energjisë elektrike në një prej pikave postare në Prishtinë.

Ajo e ka pyetur Kurtin për një çështje të trubullt, e që është diskutuar shumë ditëve të fundit.

Haxhiu ka kërkuar përgjigje nëse janë ndarë apo jo 10 milionë euro për energjinë elektrike për serbët e veriut.

“Një pyetje për z. Kurti pas fotografisë së publikuar me rastin e pagesës së energjisë elektrike! A janë ndarë nga Qeveria që ai drejton 10000000 €, për energjinë e shpenzuar nga serbët në Veri të vendit?”,ka pyetur ajo.

Ajo ka thënë se është e drejtë qytetare pyetja e saj.

“Tek e fundit është e drejtë qytetare edhe kjo, mirëpo unë kam një pyetje publike për kryeministrin në detyrë”, ka shkruar në fund deputetja Haxhiu.