Haxhiu: 2 euro në ditë për personelin shëndetësor është fyerje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të qeverisë për shtesat e personelit shëndetësor.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook nder të tjera ka thënë, se “ Vendimi i Qeverisë për shtesa prej 10% të pagës së rregullt bruto është skandaloz, fyes dhe mohues për punën e profesionistëve shëndetësorë”.

Postimi i plotë:

Mbështetja e Qeverisë për profesionistët shëndetësorë me 2 euro në ditë është fyerje e dinjitetit dhe punës së tyre.
Vendimi i Qeverisë për shtesa prej 10% të pagës së rregullt bruto është skandaloz, fyes dhe mohues për punën e profesionistëve shëndetësorë.
Shtesa 10% e pagës bruto për profesionistët shëndetësorë është pagesë prej 60 euro deri 66 euro, apo 2 euro në ditë për muajt gusht, shtator dhe tetor.
Qeveria ndanë 2 euro në ditë për profesionistët shëndetësorë, ndërsa shpenzon mijëra euro në meditje për vete.


Qeveria Kurti në Qershor 2021 ua ndaloj pagesën 250 euro shtesë në pagë për profesionistët shëndetësorë, stafit mbeshtetës, inspektoratit dhe policisë duke menduar se me manipulim të numrave mposhtin pandeminë.

Ky vendim i Qeverisë nuk është në përputhje me Ligjin Nr.07/L-006 Për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, me të cilin parashihet kopensimi për të gjithë zyrtarët shtetërore që janë të angazhuar në betejën me pandeminë COVID-19.

Keqmenaxhimi i Qeverisë e solli situatën deri në këtë shkallë alarmi, ku për pasojë kemi aq shumë vdekje dhe infektime me covid.

Për më keq MSh ua mohon të drejtën e vaksinimit qytetarëve të cilët po ankohen se nuk mund të caktojné termin deri në mesin e shtatorit.
Pse?
Ministër Vitia dil tregoju qytetarëve pse nuk mund të vaksinohen deri në atë kohë.
A është arsyeja që nuk ka vaksina?!!