Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi do të pushojë për disa muaj nga aktivitetet në boks

Kjo pasi Krasniqi do t’i nënshtrohet operimit të bërrylit, njofton faqja e njohur SES Boxing.

Boksieri nga Juniku e kishte të planifikuar meçin kundër ish kampionit të Evropës, Stefan Hartel, por tashmë gjithçka është anuluar.

Ishte pikërisht Hartel, i cili në maj të këtij viti mori brezin e artë të kampionit evropian në peshat super të mesme pasi e kishte mposhtur Krasniqin.

loading…