Deputeti i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka kërkuar nga Evropa që të ndalojë furnizimin me armë të Serbisë, ku këtë të fundit e quan si “kukull të Putinit”.
Apelin Avdyli e ka bërë në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, ndonëse është shkruar pak në gjuhë shqipe e pak në atë angleze.
“#Evropë stop shitjes së armëve për #Serbinë, shtet kukull e Putinit në Ballkan”, ka shkruar ai.

Apeli i deputetit të Kuvendit të Kosovës është bërë në vazhdën e qëndrimeve se Serbia po mbron agresionin rus.
#Europe Stop selling weapons for #Serbia a Putin pupet state in Ballkan.
#Europe Stop selling weapons for #Serbia a Putin pupet state in Ballkan.
— HaxhiAvdyli (@avdyli_haxhi) April 5, 2022







