Haxhi Avdyli e krahason Isa Mustafën me Gani Kocin- Njëri Marksist Leninist e tjetri Komunist Titist!

Ka vazhduar sërish debati në distancë ndërmjet deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli dhe kryetarit të këtij subjekti politik, Isa Mustafa.

Avdyli ka shpërndarë pak minuta më parë një shkrim në facebook ku sipas tij Isa Mustafa po përdor të njëjtën gjuhë dhe diskurs si ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci.

Avduli thotë se të dy i bashkon “Gropa Septike” duke i’u referuar deklaratës së fundit të Isa Mustafës për të.

Tutje ai e ‘paralajmëron” Mustafën se s’do ta lejojnë ta shëndërrojnë Kosovën në gropë septike.

Postimi i plotë:

Fjalor i njëjtë nga e njëjta shkollë. Njëri Marksist Leninist e tjetri Komunist Titist. Prandaj këta 2 gjithmonë ishin bashkë, por tani vetëvetiu po shperfaqen çdo ditë. Jo vetëm në fjalor por edhe në veprime. Gropa septike po i bashkon. Ama Kosovën sdo ua lejojmë ta shëndrroni në gropë septike. Kurrë. Harrone.