Havertz kryen testet mjekësore, zyrtarizmi te Arsenali këtë javë

Kai Havertz mund të llogaritet tashmë si lojtar i Arsenalit.

Gazetari i afërt me klubin londinez, Chris Wheatley, ka bërë të ditur se reprezentuesi gjerman ka përfunduar testet mjekësore.

Zyrtarzimi i transferimit nga ana e Arsenalit besohet se do të bëhet këtë javë.

“Topçinjve” do t’i kushtojë 65 milionë funte transferimi i 24-vjeçarit nga Chelsea.

Pas Havertzit, Arsenali po punon për të mbyllur edhe marrëveshjen me Ajaxin për Jurrien Timber.

Timber me Arsenalin ka arritur marrëveshje personale, teksa tani po pritet që të arrihet edhe një marrëveshje mes klubeve.