“Hat-trick” i Icardit, PSG-ja në gjysmëfinale të Kupës së Francës

“Hat-tricku” i shënuar nga Mauro Icardi ka ndihmuar Paris Saint-Germainin të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Francës.

Të mërkurën në mbrëmje, PSG-ja e eliminoi nga çerekfinalja skuadrën Angers, me fitoren e thellë 5:0.

Icardi realizoi në minutën e nëntë, të 68-të dhe të 90-të, ndërsa dy golat e tjerë u realizuan nga autogoli i Vincent Manceau në minutën e 23-të dhe Neymari në minutën e 65-të.