Haskuka thotë se me vullnetarë po e pastron Prizrenin, derisa i jep kontratë mbi 2.1 milion euro për Ekoregjionin

Degradimin e pastrimit në komunën e Prizrenit, po e vërejnë më së miri vizitorët e Dokufest-it, të cilët vërejnë dallimin dhe degradimin e Prizrenit, nga viti në vit, nga oazë e pastërtisë, sot është kthyer në deponi, në shumë kënde të qytetit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ditë më parë deklaroi se Prizrenin “po e pastron me vullnetarë”, derisa më 1 korrik të këtij viti, ka nënshkruar kontratë me Ekoregjionin, me seli në Prizren, kompani e njohur me aktivistë të partisë, Vetëvendosje.

Derisa në media, dje, kryetari Haskuka nuk e deklaronte kontratën e lidhur me Ekoregjionin, madje ai konsideronte se po i bëhej bllokadë.

“Shpresoj që kjo bllokadë tanimë të përfundojë dhe që Organi Shqyrtues i Prokurimit të mos zgjasë më shumë këtë proces, sepse kjo që ne po kërkojmë nga ky organ nuk është luks, por nevojë bazike për Komunën e Prizrenit”, tha Haskuka.

Derisa thekson se pastrimi po bëhet me drejtorin e departamentit të Shërbmeve publike, Levent Kasëmi, si dhe përfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe OJQ-ve të ndryshme vullnetare, fshihet kontrata e lidhur me kompaninë Ekoregjioni.

Ja kontrata kornizë me Ekoregjionin, e lidhur në mes të Prof. Dr. Mytaher Haskuka dhe Nehat Basha dhe vlen deri më 31.1.2021.

loading…