Hartat e Google bëhen më të detajuara

Google Maps do të ridizajnohet për ta bërë më të lehtë dallimin e tipareve natyrore në një ambienti nëse janë akullnaja malore, shkretëtira, plazhe apo pyje të dendura.

Google thotë se hartat e reja do të jenë të disponueshme në 220 vende dhe territore të Google Maps, nga hapësirat e mëdha metropolitane tek qytezat e vogla.

Gjithashtu edhe hartat e rrugëve do të bëhen më të detajuara në qytete të caktuara.

Motori i kërkimit ka përdorur imazhet satelitore si bazë për të ridizajnuar hartat duke përdorur një teknikë algoritmike ngjyrash. Rezultati bën një punë shumë më të mirë.

Krahasimi i imazheve të paraqitura duhet të tregojnë diferencën. Krahas teknikës së re të ngjyrimit të hartave, Google tha se do të detajojë hartat e rrugëve në Nju Jork, San Francisco dhe Londër.

Krahas Google edhe Apple ka punuar për të rritur cilësinë dhe detajet në hartë me një përditësim të madh vitin e kaluar në Apple Maps.