Harrojeni Mbappen, Van Dijk lojtari më i shpejtë i Championsit (Video)

Virgil van Dijk ishte lojtari më i shpejtë i Ligës së Kampionëve, në edicionin 2018-2019.

Mbrojtësi i Liverpoolit regjistroi shpejtësinë 34.5 km/h gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale, kundër Barcelonës, në “Camp Nou”. Holandezi e arriti këtë rekord në minutën e 92-të të lojës, pasi Barcelona rrezikoi të shënonte me kundërsulm.

https://twitter.com/FOARsite/status/1139693703470047232

Sikurse dihet, “The Reds” e përmbysën heroikisht avantazhin 3-0 të Barcelonës, fiksuar në gjysmëfinalen e parë, madje fituan edhe trofeun, duke mposhtur Tottenhamin në finale. Ky ishte titulli i tyre i gjashtë kontinental.

Lideri i Liverpoolit, ishte një shkëmb i pakalueshëm në repartin e pasmë, në “Wanda Metropolitano”.

Ai u zgjodh njeriu i ndeshjes, i finales së 1 qershorit, dhe tani është favorit për të fituar “Topin e Artë”. Një tjetër sfidë ndaj Leo Messit, të cilin e eliminoi nga Championsi.