Harmoni i Drenicës i bashkohet Feronikelit

Javë më parë, Feronikeli kishte arritur marrëveshje me Van-Dave Harmon për ta transferuar nga Drenica.

Megjithatë, edhe pse marrëveshja është kryer, futbollisti nuk ka pasur mundësi t’i bashkohet klubit për shkak të dokumentave.

Tani gjithçka është rregulluar dhe armeni do t’i bashkohet kampionëve në fuqi.

Ai ishte pjesë e klubit të Drenicës, klub me të cilin i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

24-vjeçari shënoi gjashtë gola në 12 takime të zhvilluara, duke qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në kampionat.