Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur në takim nga kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, znj. Tevide Imeri dhe anëtarët e kryesisë.

Ai së bashku me kandidatët për deputetë nga AAK-ja, Dr. Arbër Tolaj, Dr. Shemsedin Dreshaj dhe Haki Abazi konfirmuam përkushtimin e plotë  të Aleancës për transformimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, shkruan Ballkani.info.

“Me planin tonë konkret për decentralizimin e sistemit terciar shëndetësor dhe implementimin e sistemit informativ (SISH), do të sigurojmë shërbime më cilësore për qytetarët. Prioritet i yni mbetet krijimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me buxhet dyvjeçar, që garanton mbulim universal për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Postimi i plotë: