Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është zhgënjyese dhe dëshpëruese se në çfarë ritmi janë duke u realizuar punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan.

Haradianj tha se autostrada që nisi gjatë qeverisjes së tij më 2018, me gjatësi 22.3 km dhe e ndarë në 8 lote në vetëm 19 muajt e parë të projektit ishin përfunduar 47 për qind e punimeve.

Sipas tij, me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve, ky projekt do të duhej të përfundonte më 2021.

Sipas tij, pazotësia e qeverisë aktuale këtë projekt e ka sjellë në gjendje të mjerueshme, ku punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke e lënë kështu Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë: