Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Pas takimit Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media.

Haradinaj në konferencë në mes tjerash është pyetur për vendimin e kryetarit t Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për lirimin nga detyra të zyrtarëve që kanë probleme me drejtësinë dhe arsyen e takimit sot me të.

“Ne jemi qeveri e koalicionit, vendimi i PDK-së është vendimi i tyre dhe ne nuk ndërhyjmë. Ne kemi takime si partnerë dhe po punojmë në temat që i kemi para nesh. Vendimi i PDK-së për lirimin nga detyra të zyrtarëve që janë me aktakuza nuk ndikon në punën tonë, ata kanë qenë gjatë në pushtet dhe e din pse marrin asi vendime”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Ai është pyetur se sa mund të ndikoj ky vendim në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ku ka thënë se nuk mund të ndërlidhet me zgjedhje dhe se zgjedhjet janë në vitin 2021.

“Këtë vendim unë nuk e shoh si sinajl për zgjedhje të parakohshmeNuk ka indikacione se mund të shkohet në zgjedhje. Unë e di se zgjedhjet janë në vitin 2021 por që vn shpejt, edhe ata që mendojnë me i fitu ato zgejdhje duhet me punu për me i fitu”, tha kryeministri. /Ballkani.info/