Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas djegies së një pjese të Kooperativës ‘Krusha’.

Haradinaj është zotuar se do të ofrojë mbështetjen e plotë që dëmet materiale të sanohen sa më shpejtë.

Haradinaj ka theksuar se Gratë e Krushës janë heroina të cilat gjetën fuqinë mbinjerëzore të ringriten nga tragjedia e luftës.

Postimi i Haradinajt në Facebook

I prekur nga lajmi se një pjesë e Kooperativës “Krusha”, është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gratë e Krushës, këto heroina të ditëve tona, që gjeten fuqinë mbinjerëzore të ringriten nga tragjedia e luftës dhe me gjithë dhimbjen e madhe mbijetuan me punë e përkushtim, u shndërruan në shembullin më të mire për të gjithë ne. Duke iu shprehur keqardhje për këtë fatkeqësi themelueses Fahrije Hotit, dhe punëtoreve të koopertivës, zotohem për mbështetjen time të plotë, që dëmet të sanohen sa më shpejt.

loading…