Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka rrëfyer për herë të parë një ngjarje të para mbi 20 vjete me Xhemajl Mustafën që u vra mistershëm pas luftës së fundit në Kosovë.
Ai ka folur me fjalë zemre dhe bashkëndjesie për familjën e Mustafës, derisa ka treguar se Xhemaj Mustafa ka ndarë disa fjalë në promovimin e librit të parë të Ramush Haradinajt, që titullohet : “Rrëfimi për luftën dhe lirinë”, transmeton Ballkani.info.
“Xhemajl Mustafa ka mbajt një fjalim në promovimin e librit tim të parë, ai ishte një njeri që kishte qef të afrohet, sepse ai erdhi në një promovim të librit të një ish-komandatit të UÇK-së, në këtë pikpamje unë kam respekt të madh”, tha Haradinaj.
Kujtojmë që dje ishte përvjetori i vdekjës së Xhemajl Mustafës, prindit të ministrit aktual të LDK-së, Besian Mustafa./Ballkani.info/







