Drenicë

Haradinaj viziton Gucatin, beson në kthimin e bashkëluftëtarëve tjerë në atdhe si triumfues

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Hardinaj, i shoqëruar edhe nga udhëheqësit e UÇK-së në Dukagjin gjatë ditës së shtunë ka vizituar Hysni Gucatin në Drenicë.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook shpreson në kthimin e bashkëluftëtarëve të tjerë në Kosovë nga Haga, raporton Ballkani.info.

“Ishim në Drenicë bashkë me dhjetëra udhëheqës të UÇK-së në Dukagjin, për t’i uruar Hysni Gucatit kthimin në shtëpinë e vet në Kosovë. U ndjeva tepër i nderuar me moralin e lartë të Hysniut dhe burrave të shumtë që na pritën me aq ngrohtësi, me besimin e palëkundur tek lufta jonë e drejtë dhe e pastër çlirimtare, me besimin e kthimit sa më shpejt të bashkëluftëtarëve tjerë në atdhe si triumfues”, ka shkruar ai./Ballkani.info/

Postimi i plotë: