Haradinaj vëren se punëtorët s’po i shkojnë me rregull në punë, kërkon masa ndaj shërbyesve civilë

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka dërguar letër të gjithë ministrave, duke shprehur shqetësimin për vonesat dhe mungesën në punë të këshilltarëve dhe shërbyesve civilë.

Ai përmes kësaj letre kërkon që të respektohet orari, në të kundërtën të merren masa ndaj atyre që nuk paraqitën në punë sipas përgjegjësive të orarit, raporton Ballkani.info.

Letra e plotë:

Të ndëruar Ministra,

Kohëve të fundit është vërejtur një çrregullim i theksuar i performancës së të emëruarve politik dhe shërbyesve civilë. Ky çrregullim kryesisht manifestohet me mosrespktim të orarit të punës dhe procedurave për mungesat e stafit në orarin e rregullt.

Pres nga ju që kjo gjendje të korrigjohet me të gjitha masat e parapara me Ligj dhe Rregullore.

Ju ftoj që në bashkëpunim me Sekretarët përkatës, të zbatoni një mbikëqyrje të drejpërdrejt dhe më efektive të të gjithë zyrtarëve në raport me orarin e punës dhe të ndërmerrni masa ndaj atyre që nuk paraqiten në punë sipas përgjegjësive të orarit.