Gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është folur edhe për zhvillimet e fundit pas takimit të kryeministrit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherinin.

Haradinaj i ka theksuar edhe njëherë të gjitha kërkesat e Qeverisë së Kosovës duke thënë se këto kërkesa janë vendimtare dhe nuk do të mbrapsen nga to.

“Unë i kam thënë njëherë qëndrimet e mija si përfaqësues i Qeverisë së Kosovës dhe nuk di si t’i shpjegoj më mirë, mendoj që nuk ka nevojë për më shumë detaje. Më është kërkuar që të hiqet vendimi për taksën, unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them se kjo taksë nuk do të hiqet deri në përmbushjen e kërkesave tona. Kjo taksë është përgjigje për të gjitha veprimet e Serbisë karshi shtetit tonë andaj edhe do të qëndrojë si e tillë” ka thënë Haradinaj, raporton Ballkani.info.

Kujtojmë se pas takimit të djeshëm mes Mogherinit dhe Haradinaj, ishte anuluar konferenca për media që ishte planifikuar të mbahet pas takimit. /Ballkani.info/