Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Amerikë.
Haradinaj ka takuar së fundi zv/asistentin e Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Mathew Palmer.
Haradinaj tha se Palmer-it i ritheksoi se duhet arritur marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke/
Tutje Haradinaj shtoi se vendimi për taksën 100% ndaj Serbisë është vendosur për t’u mbrojtur nga politika agresive e shtetit fqinj dhe se ajo duhet të hiqet me njohjen e shtetësisë së Kosovës.







