Haradinaj-Stublla takohet me Schmid: Vizat, pritshmëri parësore e kosovarëve

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, është takuar me sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit të Jashtëm Europian, Helga Schmid.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se temë diskutimi ka qenë integrimi europian dhe vonesa e BE-së për liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.

“Diskutuam për dinamikat e integrimit evropian të Kosovës dhe për aktualitetin politik. Përmbyllja e procesit të tejzgjatur të lëvizjes pa viza në zonën Schengen është pritshmëri parësore e qytetarëve të Kosovës nga institucionet e Bashkimit Evropian”.