Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, takoi ditën e djeshme znj. Elvana Shala, raporton Ballkani.info
Përmes një postimi në facebook, Haradinaj-Stublla e ka quajtur Elvana Shalën si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC.
“Dje takova Elvana Shalën, një promotore e pashoqe e të drejtave të njeriut në Kosovë, e cila angazhohet pa ndalim për të gjitha kategoritë e margjinalizuara të shoqërisë sonë” ka shkruar ajo. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:
Dje takova Elvana Shalën, një promotore e pashoqe e të drejtave të njeriut në Kosovë, e cila angazhohet pa ndalim për të gjitha kategoritë e margjinalizuara të shoqërisë sonë. Duke qenë zëri i tyre, e duke mbajtë me nder e krenari edhe titullin Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, duke qenë kështu përfaqësuese e diplomacisë publike të Kosovës kudo në botë ajo më mahniti me aftësitë e saja diplomatike dhe zotërimin e gjuhëve të huaja, dhe pa asnjë dilemë nesër do të mund të jetë edhe diplomate e shtetit tonë të ri.







