Haradinaj-Stublla në vendlindje: Lybeniqi i dashur në mbeshtetje të kauzës time për një Kosovë të fortë

Kandidatja për deputete nga AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla së bashku me kandidatë tjerë për deputet, kanë vizituar vendlindjen e saj, Lybeniqin.

“Mbështetja juaj për kauzën tonë, kauzën time për një Kosovë të fortë, është burimi i energjisë së pashtershme për punë të pandalur në lartësimin e Kosovës. Jehona e zëri tuaj do të mbulojë Prishtinën e do të kumbojë tej kufijve tanë, se kemi vendosur bashkë ta bëjmë Ramushin President, për t’i dhënë fund përpjekjeve të Serbisë për të na ngadalësuar në rrugën tonë demokratike”, ka shkruar ajo, transmeton Ballkani.info.

Ministrja në detyrë në këto zgjedhje përfaqësohet me numrin 12 në listën e AAK-së.

Postimi: