Kryeministri

Haradinaj: Qeveria i ka gati masat e reja nëse Serbia vazhdon sjelljen e njëjtë

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media.

I pyetur për masat e reja që Qeveria po pret të ndërmarrë ndaj shtetit të Serbisë, Haradinaj ka thënë se këto masa janë identifikuar por shpresojnë që Serbia mos të vazhdojë me sjelljen e saj kundër shtetit të Kosovës ose në anën tjëtër Kosova do të detyrohet të ndërmarrë edhe masa të tjera.

“I kemi identifikuar të gjitha veprimet që mund t’i ndërmarrim. Mendoj që masa e taksës 100% është një efekt i respektueshëm dhe nëse Serbia vazhdon me sjelljen e saj që e ka pasur deri më sot ndaj Kosovës, atëherë do të ndërmirren edhe masat e reja” ka thënë Haradinaj, raporton Ballkani.info. /Ballkani.info/