Haradinaj: Prodhuesit vendor duhet të inkurajohen nga suksesi i kompanisë “Buquku” (FOTO)

Nuk ka rast më të mirë të inkurajohen prodhuesit vendor, që të vazhdojnë më ngulm të rrisin prodhimtarinë me cilësi të garantuar dhe konsumatorët që në tryezë të kenë sa më shumë produkte vendore, se sa nga kompania e përpunimit të mishit “Buquku”.

Kështu ka thënë sot kryeministri Ramush Haradinaj gjatë vizitës së fabrikës më të madhe të mishit në Kosovë, “Buquku” nga Peja.