Haradinaj: Po blejmë rrymë nga Serbia, më mirë ta prodhojë Counter Global

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur në Kuvend për kontratën me kopmaninë Countour Global, e angazhuar për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Ai thotë se agnazhimi i një investitori i huaj është i detyrueshëm, pasi Kosovës i duhet të prodhojë energji vetë, e të mos jetë e varur nga blerja e energjisë në Serbi.

“Ky është investimi më i madh privat në Kosovë me mbi 1 miliardë euro. Qeveria nuk do të paguaj. Do të paguaj kompania”, ka thënë Haradinaj deputetëve që kritikojnë angazhimin e Counter Globalit.

Ai thotë se Kosova ka blerë energji prej 650 miliardë eurove prej Serbisë, e sipas tij, është më mirë që energjia të prodhohet nga investitori i huaj në Kosovë, se sa të blehet nga jashtë.

“Ne kemi blerë energji jashtë vendit me vlerë mbi 650 miliardë euro, edhe a e dini ku e kemi blerë? Cdo muaj blejmë. E kemi marrë prej Serbisë. Përderisa nuk ka prodhim të qëndrueshëm, vjen investitori, normal që edhe ai vjen për me fitu” , ka thënë tutje kryeministri.

“Ne kemi ra në dakord me terma të përgjithshëm, por akoma nuk kemi folë për terma specifik”, ka shtuar ai.

Sipas Haradinajt, nuk duhet të jemi të varur nga askush për prodhim të energjisë.

“Rusia ua ndal gazin. Cfarë sigurie mund të kemi nëse ne e marrim energjinë prej të tjerëve, nëse nuk prodhohet në vendin tonë. Nuk mund të akomodohemi duke marrë energjinë jashtë”, thuhet në arsyetimin e Haradinaj para deputetëve.

Ai thotë se edhe pse do të prodhohet nga një investitor i huaj, Kosova do të ketë përfitime nga ky prohekt.

“Parja do të gjenerojë brenda. Taksa,t do të prodhohen në Kosovë. Mos mendoni që paret do të shkojnë në fund të dyjesë ose te kojshia.