Haradinaj për tragjedinë në Tetovë: Jemi bashkë me familjet që pësuan, shërim të shpejtë të lënduarve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur solidarizimin me të prekurit nga tragjedia në Tetovë, ku të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur nga një zjarr që shpërtheu të mërkurën mbrëma në spitalin modular atje.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shprehur dhimbje për familjet që pësuan në këtë tragjedi.

Po ashtu, ai tha se solidarizohen edhe me autoritetet shtetërore atje.

“I trishtuar nga tragjedia në spitalin modular të Tetovës. Në këtë kohë dhembje, jemi bashkë me familjet që pësuan, ndërsa lutemi për shërimin sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit.  Solidarizohemi me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi dhe të gjitha autoritetet shtetërore atje, për përpjekjet e tyre në shpëtimin e jetëve”, shkruan Haradinaj.