Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të jetë i apasionuar pas ngjitjeve në male dhe kodra.

Ai njihet si alpinist qysh kohë më parë.

Së fundi, Haradinaj bashkë me një grup shokësh, përfshirë edhe deputetin e partisë së tij, Bekë Berisha, e kanë marrë një rrugë të gjatë dhe me pengesa, shkruan Ballkani.info.

Ata për katër ditë kanë ecur afërisht 80 kilometra, duke vizituar maje e bjeshkë të lartë në Shqipëri e Kosovës.

Intinerarin dhe ecjen e tyre e ka bërë publike deputeti Bekë Berisha.

Postimi tij:

Dita pare: Nisja nga Valbona ngjitja ne Jezerce 2694m zbritja ne Vuthaj. Fjetje ne bujtinen Vucetaj
Distance dhe ngjitje: 23km 1700D+

Dita e dyte: Nisja nga Vuthaj ngjitja ne Kollata e Keqe 2534m zbritja ne Cerem. Fjetje ne bujtinen Kujtim Gocaj
Distance dhe ngjitje: 21km 1560D+

Dita e trete: Ecja nga Cerem ne Doberdol. Fjetje ne bujtinen Bashkim Memia.
Distance dhe ngjitje: 17.5km 1000D+

Dita e katert: Nisja nga Doberdol ngjitja ne malin Trekufiri 2366m dhe Gjeravice 2656m zbritja ne Gropen e Erenikut
Distance dhe ngjitje: 17km 1370D+

loading…