Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar sot për 24 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Haradinaj thotë se kjo marrëveshje i dha vulë lirisë sonë e fund regjimit serb në Kosovë.

‘’24 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar në liri duke i dhënë fund regjimit serb në Kosovë dhe spastrimit etnik si qëllim thelbësor i Millosheviqit’’- shkroi Haradinaj në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Ai shtoi se NATO në krye me ShBA-në krah UÇK-së, është konfirmimi i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.

‘’Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishte vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë’’– shtoi Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera tha se populli I Kosovës I janë përjetësisht falenderues Amerikës për secilën etapë të historisë sonë.

‘’Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!’’– tha ai.