I nominuari për Kryeminsitër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka folur për fushatat e partive rivale politike. Ai e ka kritikuar fushatën e Kadri Veselit, PDK-në, e cila tërë fushatën e ka bërë duke premtuar luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Haradinaj ka thënë se PDK po tenton të “lahet” nga krimi e korrupsionit, si pika e saj më e dobët.

“PDK-ja e ka pas me mujtë me u la prej korrupsionit. Krejt total fushata e PDK-së ka qenë që me u la nga pika e tyre e dobtë, krimi e korrupsioni. Janë mundu me e çelë vet këtë temë, pa e çelë dikush tjetër. Ideja që me dalë si shpëtimtar që e shpëton Kosovën prej korrupsionit, nuk e kanë pranu te qytetarët”, ka thënë Haradinaj në Pressing.

Ndërsa, Haradinaj Albin Kurtin e VV-së e ka quajtur mashtrues, derisa ka thënë se qeverisja e VV-së në Prizren dëshmon se as kjo parti nuk është ndryshe.
“Në Prizren vendimet merren nga të fortit e VV-së në Prishtinë. Krejt Prizreni e thotë këtë. Nuk ka ndonjë kualitet të veçantë në qeverisjen e Prizrenit. VV-ja ka hy në klub dhe më nuk mund të konsiderohet si parti e virxhër që premton ndryshime”, ka thënë Kurti.

loading…