Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë ka thënë para mediave që ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Arsyeja e dorëheqjes, Haradinaj ka thënë se është ftesa nga Gjykata Speciale.

Tutje, ai ka thënë se nuk ka qenë i paralajmëruar për këtë ftesë, ndërsa ka thënë se vendimi ka ardhur nga ai personalisht.

“I kam njoftuar edhe partnerët e koalicionit në mbledhjen e qeverisë, vendimi ka qenë i imi pasi që nuk mundem të paraqitem në intervistim nga Dhomat e Specializuara në pozitën e kryeministrit, kështu që mendoj se është më mirë të paraqitem si një ish-luftëtar i UÇK-së”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Haradinaj ka thënë se ai nuk është ndjerë asnjëherë i poshtëruar dhe asnjëherë nuk do ta lejojë popullin kosovar në një pozicion të tillë.

Në fund, ai ka theksuar se nuk është ftuar si i dyshuar, por vetëm për intervistim./Ballkani.info

loading…