Kryeministri

Haradinaj para një viti e gjysmë: Serbia është armik, nuk vlen për neve. Beogradi s’o kerkushi (VIDEO)

Dje, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj zhvilloi një takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku arsyeja e takimit ishte pikërisht për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë pas vënies së taksës nga Kosova 100 % për mallrat e Serbisë.

Mogherini ditë më parë i kishte dërguar edhe letër Haradinajt zgjidhje sipas saj ishte heqja e taksës, për partneritet me Serbinë, por kjo gjë sipas Haradinajt ka përfunduar.

Haradinaj edhe sot në një konferencë për media përsëriti se taksa nuk hiqet, dhe se asnjë vendim nuk kthehet mrapa.

Se Serbia nuk është partner i Kosovës, kryeministri Haradinaj e kishte thënë këtë gjë edhe para një viti në një intervistë për televizionin publik, ku kishte theksuar se Serbia nuk është partner i Kosovës, ku sipas tij partner i kemi ata që na dojnë si: Austrinë, Gjermaninë, Kroacinë e jo Serbinë, shkruan Ballkani.info.

Haradinaj më 30 maj të vitit 2017 pati thënë se nëse Serbia dëshiron të dialogoj si fqinj është në rregull, nëse ata nuk donë le të rrinë në punë të veta.

“Kënd? Po bë hajgare po m’doket është ofendim me i thënë Kryeministrit të Kosovës, a e ki partner Serbinë. Nuk e kam partner Serbinë, e kom Shqipërinë vlla e motër, i kom shqiptarët mas pari, i kom ata që um dojnë e kom Kroacinë, Austrinë, Gjermaninë, qysh parnter Serbinë? Serbia është armik, nuk vlen për neve, Beogradi so kerkushi. Nëse dojnë si fqinjësi bëjëm dialog, nëse nuk dojnë le t’rrinë në punë të veten, kush nuk na njeh edhe na nuk e njohim është shume e thjeshtë nuk jem na qyqan”, kishte thënë Haradinaj në intervist.

Ai kishte theksuar se është edhe më i mirë që se Vuqiçi se pse “Serbinë atij ja kanë ba që 200 vjet e unë kom marrë pjesë me kriju, unë jam i drejtë i vendit tem, jam popull i hershem si kom kriju kërkujt tragjedi. Ai duhet të vijë në takim me Kosovën kokëulur se si ka kërku falje hale këtij vendi. Pse shiptarët duhet të shkojnë si qyqana, gjithë tuj u përul, e tuj kesh pa nevoj, po të vyn dialogu për drejtë BE-së, për qata je shku, je ka qetë kapitujt asni kapituj ma se ki ma pa pa u pastru mes nesh, ca na met neve, Kthfjellu!”, kishte thënë Haradinaj. /Ballkani.info/