Haradinaj: Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të shohësh fuqinë e grave të Krushës së Madhe

Kryetari i AAK-së dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sot gratë e Krushës së Madhe, të cilat janë të angazhuara me punë në Kombinatin “Krusha”.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të shohësh fuqinë e grave të Krushës së Madhe, të cilat janë ngritur mbi tragjedinë që u ka shkaktuar lufta, duke u faktorizuar si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit”, ka theksuar Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të shohësh fuqinë e grave të Krushës së Madhe, të cilat janë ngritur mbi tragjedinë që u ka shkaktuar lufta, duke u faktorizuar si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit. Kombinati “Krusha”, falë punës frymëzuese e të palodhshme të grave, sot ka fituar respektin e të gjithë neve, si tregim suksesi. Ne, zotohemi se do të përkrahim edhe në të ardhmen, gratë e guximshme të Krushës së Madhe dhe tërë Kosovës, në projektet e tyre të reja sipërmarrëse. Koncepti 100% shtet mbështetet tek njerëzit e vendosur që nuk zmbrapsen para sfidave.

loading…