OVL UÇK

Haradinaj nga OVL e UÇK-së insiston: Kurrë nuk kemi dhënë mirënjohje për ata që e ofenduan Adem Jasharin

Në një video të nxjerrë në rrjete sociale, disa shqiptarë të Maqedonisë së Veriut fyejnë rëndë figurën e Adem Jasharit.

Lidhur me këtë, Nasim Haradinajn nga OVL e UÇK-së, ka mohuar që kjo organizatë ka ndarë mirënjohje për personat të cilët dëgjohen duke e fyer komandantin e UÇK-së.

“Katër persona që janë aty, asnjëherë nuk janë dekoruar, jam i sigurt për këtë. Asnjëri nga ta nuk ka qenë në selinë e Organizatës së Veteranëve në Prishtinë”.

“Nëse janë ndarë dekorata prej degëve, ne nuk jemi përgjegjës. Qani Rexhepi nuk ka marrë dekoratë kurrë”, ka thënë Haradinaj në Info Magazine në Klan Kosova.

“Mirënjohjet neve gjithmonë na propozohen nga degët. Këta katër persona kurrë nuk kanë marrë ndonjë mirënjohje. Ne nuk jemi ata që e kemi ligjin në dorë”.

“Unë nuk kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë. Ata katër persona që shihen në video, nuk janë dekoruar”, është shprehur Haradinaj, duke u thirrur në kërkesën për kërkimfalje nga Hoxhë Osman Musliu.