Haradinaj: Neve po na kërkojnë koncesione, e paradës në Serbi i prin gjenerali i ushtrisë së vdekur

Më 9 Maj në Ditën e Evropës u mbajt parada ushtarake në Nish të Serbisë.

Ajo u udhëhoq nga gjenerali serb i dënuar për krime lufte Vlladimir Llazareviq.

Për këtë gjest pati reagime të shumta si nga liderët vendor ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë.

Parada e udhëhequr në Nish nga serbi i denuar për krime, u përmend sot edhe nga deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.

Përmes llogarisë së tij në facebook, ai ka thënë se përderisa Kosovës po i kërkojnë të bëjë koncensione në raport me Serbinë, paradës së ushtrisë serbe po i prin një general i ushtrisë së vdekur jugo serbe. /Ballkani.info/

Ndiqeni postimin e tij të plotë:

Në kohën kur Kosovës i kërkohet të bëjë koncensione në raport me Serbinë, në të njejtën kohë paradës ushtarake i prinë një gjeneral i ushtrisë së vdekur jugo Serbe. Kjo është Serbia e përkëdhelur nga disa, por Kosova ka shansën historike te shtetformimit të plotë dhe qëndrimeve unike në raport me Serbinë. DH