Haradinaj: Në zgjedhje do të futemi të vetëm, pas zgjedhjeve s’kemi vija të kuqe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia që e udhëheq do të hyjë e vetme në zgjedhje.

Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një vizite në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Në zgjedhje shkojmë të vetëm nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti pas zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Lideri i AAK’së do t’i prijë listës në garën zgjedhore por nuk do të jetë kandidat për kryeministër.

Ish-kryeministri Haradinaj po synon hapur pozitën e Shefit të Shtetit pas zgjedhjeve që do të mbahen.

AAK’ja që në qeverinë Hoti kishte disa poste ministrore dhe atë të zëvendskryeministrit nuk do të bashkëpunojë me LDK-në para zgjedhjeve në një listë të përbashkët.