Haradinaj në shesh duke shikuar lojën, kështu iu gëzua golit të Kosovës VIDEO

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me bashkëshorten e tij, Anitën dhe disa nga bashkëpartiakët e tij, po e shikojnë në sheshin e Prishtinës, ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës.

Në faqen e tij zyrtare Facebook, ai ka postuar një video, ku shihet momenti kur Kosova shënon gol.

“Fillim i hatashëm në Southampton. Përpara djem!”, ka shkruar kryeministri në detyrë.

Kosova shënoi golin e parë të ndeshjes, në sekondën e 30 ndërsa gjatë pjesës së parë mori 5 gola.

loading…