Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova është e interesua të ketë marrëveshje me Serbinë në kufijtë ekzistues.

Kreu i ekzekutivit në seancën solemne për nder të shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë, shtoi se po punohet në konsolidimin e shtetit.

“Kemi pasur drejtë edhe m 17 shkurt 2008 dhe kemi të drejtë edhe sot të punojmë në konsolidimin e Republikës”.“Shqiptarët janë popull që kanë dhënë shumë për Ballkanin dhe edhe sot janë kontribuues të paqes e stabilitetit”. “Jemi të interesuar për një marrëveshje obligative ligjore për njohje reciproke me Serbinë dhe jemi të interesuar për avancim në NATO. Ne do të punojmë në konsolidimin e shtetit tonë”.Në seancë kanë të pranishëm kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Ish-shefi i OSBE-së, William Walker.

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë në sallën plenare ku ka filluar seanca solemne për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Pas mbarimit të himnit shtetëror disa deputet nga kjo parti janë kthyer në sallë.