Haradinaj në Brezovicë: Kompania ‘Quka’ është shembull se si ndërtohet shteti i Kosovës cep më cep 100%

Kandidati për deputet të Kosovës, Daut Haradinaj ka vizituar kompaninë, “Quka” në Brezovicë.

“Alban Quka dhe kompania ‘Quka’ në Brezovicë është shembull i mirë se si ndërtohet Shteti i Kosovës cep më cep 100%”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Poashtu kandidati për deputet nga AAK i cili mban numrin 50 u shpreh se pengesat burokratike të institucioneve do të merren seriozisht. /Ballkani.info/

loading…