Haradinaj merr vendim që 28 Nëntori të shpallet ditë pushimi në tërë Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka marrë vendim që Dita e Flamurit, 28 Nëntori të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës ë Kosovës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.