Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë në Syri TV është pyetur rreth marrjes së menjëhershmë të detyrës nga Vjosa Osmani.

“Zonja Osmani veproi drejt, në rastet e tilla nuk ka të bëj me respektin sepse pozita e presidentit nuk guxon të ketë vacuum, njësoj sic kur largohet një drejtor policie apo ushtrie që duhet të zëvendesohet menjëherë, për mendimin tim veproi në përputhje me kushtetutën”, tha Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë që pikërisht posti i presidentit është kërkuar nga AAK-ja nga partneri i koalicionit, LDK-ja./Ballkani.info/