Haradinaj mban nesër konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një shkrimi adresuar mediave ka bërë të ditur se nesër kryetari i saj, Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të AAK’së dhe do të fillojë në ora 13:00.
Ish-kryeministri i Kosovës nuk dihet saktë për çfarë do të flasë, por supozojmë për zhvillimet e fundit në vend.
Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar dekretin e presidentit Thaci për propozimin e Avdullah Hotit kryeministër.